Kuvend, rrëzohet hetimi i zgjedhjeve Dështon PS
TIRANE- Me 69 vota kundër, 59 pro dhe 1 abstenim, Kuvendi rrëzoi dje kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit 2009 sipas projektvendimit të propozuar nga Partia Socialiste. Njëri prej negociatorëve të PS-së, deputeti Fatmir Xhafa, i cili mori fjalën i pari në seancën e fundit parlamentare për vitin 2010 pretendoi se projekti për ngritjen e komisionit hetimor që propozoi opozita reflektonte tërësisht rezolutën e Parlamentit Europian për zgjidhjen e ngërçit politik.
Sipas tij drafti i PS-së parashikonte që baza e hetimit të ishin vetëm kutitë e materialeve zgjedhore dhe se KQZ-ja të kishte detyrimin t’i vinte ato në dispozicion të komisionit hetimor. Por pikërisht kjo ishte dhe pika ku ndaheshin palët.
Demokratët ndonëse pranuan që opozita të kishte shumicën e vendimmarrjes në komision këmbëngulën që hetimi parlamentar të bëhej duke respektuar Kodin Zgjedhor dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ç’ka do të thoshte djegie e fletëve të votimit dhe marrjen e materialeve zgjedhore në Arkivën e Shtetit.
Partia Socialiste e kundërshtoi këtë variant duke sugjeruar që materialet zgjedhore, komisioni hetimor t’i merrte direkt nga KQZ dhe jo nga Arkiva e Shtetit sikundër këmbëngulin demokratët. Në fakt kushtëzimi që demokratët kërkonin të bënin me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kishte të bënte pikërisht me faktin, se në respekt të tyre, Komisioni Hetimor Parlamentar nuk mund të hetonte më ato çështje të cilat ishin gjykuar më parë nga gjykatat. Në respekt të këtyre vendimeve të GJK-së përjashtohej hetimi parlamentar për procesin zgjedhor të paktën në qarqet Berat, Fier, Tiranë, Durrës dhe Shkodër, për të cilat Kolegji Zgjedhor vendosi të lerë në fuqi vendimet e KQZ-së për mosrinumërim.
(s.g/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kuvend, Berisha: S’ka hetim pa fakte, Ruci:Po fshihni maskaradën