Nderprerjet e energjise demtojne sipermarrjet e vogla ne jug te Shqiperise

Sipermarrjet e vogla ne Jug te Shqiperise po demtohen nga nderprerjet e shpeshta te energjise elektrike. Dhoma e Tregtise se Gjirokastres shprehu permes nje prononcimi te kryetarit te saj Mustafa Devolli shqetesimin dhe i kerkoi Kompanise ceke CEZ e cila merret ne Shqiperi me shperndarjen e energjise elektrike masa te menjehershme.
Zoti Devolli tha se vihen re nderprerje prej disa oresh ne dite te energjise ne kohen e pikut te punes. Kompania duhet te mos demtoje permes kufizimeve te energjise ne zonen industriale te qytetit por edhe me gjere punen vecanerisht te bizneseve prodhuese deklaroi zoti Devolli.
Sipas tij biznesi i vogel dhe i mesem perballet ne keto kohe me mjaft veshtiresi sidomos te efekteve te krizes ne ekonomine e Greqise fqinje me te cilen shume biznese ne rajon kane lidhje.
Mungesa e energjise i rrit kostot per biznesin dhe ben qe ne mjaft raste ato qe merren me prodhimin te demtohen nga nderprerja me dhe pa orar e aktivitetit tha zoti Devolli.
Dhoma e Tregtise se Gjirokastres ka kerkuar edhe ndihmen e organeve te qeverisjes vendore per nje mbrojtje me te mire ndaj biznesit te vogel dhe te mesem. Grupe biznesmenesh gjirokastrite kane protestuar ne disa raste koheve te fundit ndaj kufizimeve te gjata te energjise elektrike jo vetem ne qytet por edhe ne zonat rurale.
Policia ka mbajtur ne monitorim protestat e tyre te zhvilluar prane nenstacionit elektrik te qytetit. Nderkohe Kompania CEZ nga ana e saj i ka lidhur nderprerjet e energjise dhe kufizimet me nderhryjet e shpeshta ne remontin e linjave si te tensionit te larte edhe linjave te brendshme.
Kompania ka pasur gjithashtu probleme te difekteve ne sistemin e shperdarjes se energjise dhe probleme nga furnizuesi me energji elektrike kompania tjeter shqiptare OST.
Ne Shqiperi mungon ende nje kontrate tip e konsumatoreve me kompanine e shperndarjes se energjise elektrike e cila do te mbarte detyrimet dhe pergjegjesite e te dy paleve. Megjithe perpjekjet e disa organizmave te mbrojtjes se konsumatorit ende kjo nuk eshte arritur.
Po keshtu vonesa e miratimit nga Parlamenti shqiptar te Gjykates Administrative vazhdon te krijoje mjaft probleme per mbrojtjen e te drejtave te biznesit shqiptar.