Ambasadori amerikan ne Kosove shpreh mbeshtetje per presidentin dhe qeverine e re

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Prishtine Kristofer Dell shprehu mbeshtetjen e tij per institucionet e reja te Kosoves te zgjedhura mbreme ne Parlamentin e ri te vendit.
Ne nje deklarate te ambasadorit Dell i shprehen urime Kosoves per permbylljen e suksesshme te ketij procesi epik te zgjedhjeve dhe gjithe atyre qe jane zgjedhur per ta udhehequr kombin.
Me zgjedhjet pas nesh thuhet ne deklarate tani eshte koha qe qeveria e re tia filloje punes se qeverisjes. Kosova perballet me sfida te shumta dhe me nje agjende te mbushur plot. Ne kete drejtim vazhdon tutje zoti Dell perqendrimi i Kryeministrit Thaci ne nje agjende thelbesore e cila pershkruan nje vizion per te ardhmen e Kosoves eshte jashtezakonisht i mireseardhur.
Ambasadori amerikan shton se thirrja e presidentit Pacolli per zgjedhje te drejteperdrejte te presidentit te Kosoves pasqyron nje pikepamje te perbashket per te gjitha forcat politike ne Kosove dhe nje pune e shpejte per kete reforme do te jete poashtu shume e mireseardhur.
Si gjithmone Shtetet e Bashkuara qendrojne te gatshme per te ndihmuar qeverine e re si mik dhe partner thuhet ne reagimin e ambasadorit amerikan Kristofer Dell.