E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zv. Sekretari amerikan i Shtetit viziton Shqiperine

Zevendes Sekretari i Shtetit James B. Steinberg fillon sot nje turne kater ditor ne Gjeorgji Azerbaixhan Shqiperi dhe Bosnje.

Gjate ndaleses ne Shqiperi dhe Bosnje zotin Steinberg do ta shoqeroje edhe Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit per eshtjet Evropiane dhe Euroazitatike Tom Countryman. Ne takimet qe do te zhvillojne ne Shqiperi diplomatet do te ritheksojne rendesine e zgjedhjeve lokale per zgjidhjen e ngercit politik si dhe do te perforcojne rolin e prokurores se pergjithshme ne hetimin e ngjarjeve te 21 janarit.

Diplomatet amerikan do te shkojne me pas ne Bosnje ku do te takohen me udheheqes qeveritare dhe politike per te theksuar nevojen e ngutshme te krijimit te nje qeverie qe mund te beje perparime ne reformat drejt institucioneve euro-atlantike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›