E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e 32-vjecares kapet taksisti qe largoi vrasesin

Vetëm pak kohe pas vrasjes së 32-vjeçares Aurora Trashani, polica ka arritur te vere ne pranga taksistin e autorit te viktimes. Sipas burimeve te policise behet fjale per shtetasin Abedin Mulaj, 47 vjec i cili ka rene ne pranga diten e sotme ndersa dyshohet se eshte bashkepunetor ne arratisjen e autorit. Sipas te gjitha informacioneve dyshohet se behet fjale per te dashurin e viktimes i cili pas kryerjes se krimit makaber eshte larguar menjehere nga Shqiperia. Dyshimet e para cojne drejt Gjermanise ndersa mesohet se taksisti ka sherbyer per dergimin e autorit te krimit drejt aereoportit "Nene Tereza".

Fillimisht ngjarja e ndodhur prane” Zogut te Zi”  u dyshua si nje asfiksi e viktimes ndersa pak kohe me pas u konkludua se ajo ishte qelluar mbi 30 here me thike ne shpine dhe gjoks.Vertetimi i hetuesve erdhi pas gjetjes se njollave te gjakut ne vendngjarje ndersa autori ishte munduar te krijonte idene e shperthimit te gazit brenda ne banese, skeme kjo per te mbuluar gjurmet por e cila nuk funksionoi.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›