Patozi:Rama t'i qendroje marreveshjes Rozeta Rapushi
Votimi kunder i Partise Socialiste ne seancen plenare te se henes, ndaj kalendarit te punimeve dhe projektligjeve qe kerkojne 3/5-at e votave, ka cuditur mazhorancen, e cila serish dje konfirmoi se ajo i qendron marreveshjes se 14 nentorit. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, siguroi dje se mazhoranca i qendron plotesisht marreveshjes se saj me opoziten, per axhenden e integrimit te vendit dhe miratimin e projektligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar te votave. "Mazhoranca eshte plotesisht e vendosur qe t'i qendroje te gjitha reformave, t'i qendroje asaj per te cilen ne kemi rene dakord, ne menyre qe te ecin paralelisht, reforma zgjedhore, komisioni per ndryshimet ne rregullore, por edhe ligjet me 3/5-at. Jemi teresisht te cuditur dhe te befasuar nga ky qendrim i papritur i opozites, ne nje kohe qe ne mezi kishim vendosur nje klime normaliteti ne mbylljen e sesionit te shkuar", u shpreh Patozi. Ne kete kuader, ai i beri apel dje liderit te opozites, Edi Rama, qe t'i qendroje marreveshjes e cila me konsensus u arrit ne 14 nentorin e vitit te kaluar, pas gati dy vjetesh bojkoti te opozites. Patozi theksoi se ai shpreson qe ky qendrim i socialisteve ne Kuvend, te jete i perkohshem dhe jo ne vijimesi. "Une uroj shume qe ky te jete nje qendrim emocional dhe i perkohshem dhe te kthehemi ne hulline e bashkepunimit, pasi mendoj se opozita duhet te jape garancite e saj nese i qendron ose jo marreveshjes, cka flet edhe per seriozitetin e saj", shtoi kreu i grupit parlamentar demokrat. Sipas tij, vota kunder kalendarit te punimeve ne seance, e grupit socialist, eshte nje qendrim i papritur i opozites, nderkohe qe vetem muajin e kaluar, ne dhjetor, mes forcave politike ishte vendosur nje klime normaliteti. Sipas tij, tashme opozita duhet te deklaroje nese i qendron marreveshjes apo jo, si dhe te deshmoje perpjekjet per realizimin e reformave. Ngerci u rikthye ne kete sesion te ri parlamentar, pas pak me shume se nje muaji konsensus, pikerisht per projektligjet qe kerkojne shumice te cilesuar te votave. Sipas socialisteve, keto iniciativa te perfshira nga mazhoranca jane thjesht arnime joserioze, qe duhen pare me themeli. Por PD-ja e cilesoi kete qendrim rikthim te opozites ne qendrimet e meparshme, qe ndikuan edhe ne mosmarrjen e statusit kandidat.