E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, aksident rrugor, vdes 35-vjecari

Durrës –Një 35-vjecar ka humbur jetën në një aksident rrugor pas mesnate në Durrës. Sipas policisë viktima është Fredi Shaba, i cili ka humbur jetën pasi automjeti që ai drejtonte, tip Nisan me targa AA 289 AA, u përplas me rrethrrotullimin e Shkozetit në lagjen nr. 14 të qytetit bregdetar.

Mësohet se përplasja ka qënë fatale për 35 vjecarin, i cili është gjetur i pajetë nga uniformat blu, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet se ka qënë shpejtësia tej normave me të cilin udhëtonte mjeti.
(ar.si/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›