E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha: Të gatshëm të bashkëpunojmë me opozitën për reformat

Kryeministri Sali Berisha ka shprehur edhe nëjherë gatishmërinë e opozites për të bashkëpunuar për reformat në vend, vecanërisht atë në sistemin e drejtësisë. Berisha ishte pjesëmarrës në Konferencën e Ambasadorëve të BE-së në Tiranë nga ku theksoi se bashkëpunimi për reformat është një hap shumë i rëndësishëm për integrimin euro-atlantik të vendit.“Jemi gati për udhën e bashkëpunimit me opozitën për reformën elektorale dhe atë në drejtësi”, u shpreh Kryeministri në takim.
Berisha foli gjithshtu edhe për kartat e identitetit për të cilat theksoi se së shpejti do të hapet një tender. “Së shpejti do të hapet tenderi për pasaportat biometrike ndërsa në nëntor vihet në zbatim regjistri elektronik”, konfirmoi Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›