Shqipëria shton trupat në Afganistan
Shqipëria ka vendosur të shtojë praninë e saj me trupa në Afganistan. Këtë e njoftoi dje zv-Kryeministri Gazmend Oketa. Duke folur për angazhimin e Shqipërisë për të plotësuar standartet e kërkuara për anëtarësim në NATO, zoti Oketa tha se Shqipëria do të rrisë kontributin me një kompani më tepër në Afganistan dhe por në kuadër të Kartës së Adriatikut të rrisë edhe pjesmarrjen e saj në ekipin e përbashkët mjekësor ku bëjnë pjesë edhe mjekë nga Kroacia e Maqedonia. Aktualisht Shqipëria ka një prani prej 30 trupash komando që veprojnë në Mosul, në zonë e aeroportit nën komandën amerikane si dhe një kompani prej 110 oficerësh dhe ushtarakësh që veprojnë në Herat, nën komandën italiane. Trupat shqiptare janë angazhuar gjithashtu ne misionet në Irak, në Bosnjë-Hercegovinë, si dhe vëzhgues në Gjeorgji.