Ndërpriten bisedimet për De Jongun

Nga Express më 24 korrik 2011 në ora 17:15
Mesfushori Nigel de Jong ka bërë të ditur se bisedimet rreth vazhdimit të kontratës së tij me Manchester Cityn kanë ngecur.
De Jong ka edhe dy vite në kontratën e tij aktuale me klubin nga Eastlands mirëpo ai mund të jetë i detyruar të pret fillimin e sezonit të ri për zhvillime të reja rreth saj.
“Nuk ka risi rreth kontratës time sepse bisedimet janë ndërprerë. Ndoshta diçka do të ndodh pas fillimit të sezonit por tani për tani nuk ka asgjë të re dhe është situatë e pavolitshme”, tha ai për "The People".