E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërpriten kërkimet për 45- vjeçarin e mbytur

Foto Ilustruese

MIRDITE – Polumbarët kanë ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupi të 45- vjeçarit, babai i gjashtë fëmijëve, i cili u mbyt një ditë më parë në lumin Fan. Mësohet se ndërprerja e kërkimeve ka ardhur si pasojë e vërshimit të ujit në lumin Fan pas reshjeve të shiut. Kërkimet e polumbarëve filluan sot në mëngjes, pas ndërprerjes një natë më parë, si pasojë e rënies së natës.

Llesh Karrica, 45 vjeç, ka gjetur vdekjen teksa përpiqej për të kaluar lumin Fan në rrethin e Mirditës, për të shkuar në shtëpinë e tij.

Sipas burimeve zyrtare të policisë viktima është nga fshati Simon i rrethit të Mirditës. Karrica ka qenë duke u kthyer nga qyteti i Rrëshenit për në shtëpinë e tij, në fshatin Simon, ndërsa i është dashur për të kaluar një lum të rrëmbyeshëm e me sasi të madhe uji.

Kjo ishte mënyra e vetme pasi rruga që lidh fshatin e tij me Rrëshenin është bllokuar nga rrëshqitjet e dherave që mëngjesin dy ditëve më parë. Sipas kryekomunarit të komunës Kaçinar, Petrit Bardhi, është kërkuar ndihma e policisë për të gjetur viktimën, por errësira dhe uji e kanë penguar këtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›