100 vjetori, PLL takim me komunitetin shqiptar në Belgjikë
100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë angazhon në aktivitete festive 5 komuna të qarkut të Tiranës. Kështu krerët e komunave të Farkës, Bërzhitës, Petrelës, Kërrabës dhe Baldushkut në një deklaratë të përbashkët para mediave janë shprehur për organizimin e një sërë aktivitetesh për këtë vit jubilar të vendit.
Po ashtu në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e pavarësisë, një delegacion i kryesisë së Partisë Lëvizja e Legalitetit, kanë zhvilluar një vizitë në komunitetin shqiptar në Belgjikë.
Në takim përshëndetën drejtues të kësaj force politike dhe Princi Leka, i cili tha se shqiptarët jashtë athdheut duhet ti bashkojë identiteti kombëtar dhe jo përkatësitë politike. Edhe kreu i PLL-së, Ekrem Spahiu gjatë fjalës së tij ka vlerësuar progresin që kanë shënuar shqiptarët gjatë viteve të fundit, duke u integruar në vendin ku punojnë e jetojnë.
Takimi u zhvillua në formë kokteji në një kështjellë mesjetare në Bruksel , ku morën pjesë mbi 200 bashkëatdhetarë.