E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasje e dyfishtë në Greqi, njëri emigrant shqiptar

Policia greke / Foto ilustruese

Një emigrant shqiptar është gjetur i vrarë së bashku me një shtetas grek në ishullin Mitilini të Greqisë, në zonën e quajtur Keramia Lesvos.

Trupat e pajetë të dy viktimave: një 30-vjeçar grek dhe një 39-vjeçar shqiptar, janë gjetur në një kamion të braktisur, në një zonë rurale.

Policia vendase tha se dy burrat ishin vrarë me armë zjarri dhe ishin futur më pas në një kamion, të cilit i është vënë flaka. Mjeti ishte djegur pjesërisht, çka I ka dhënë policisë greke mundësinë për të identifikuar më lehtë dy viktimat.

Të dy viktimat ishin denoncuar si të zhdukur nga familjet e tyre tre ditë më parë. Policia greke po punon për zbardhjen e krimit të dyfishtë.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›