E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasil Bollano: Po dhunohen minoritarët e Himarës

Vasil Bollano - Foto arkiv

Ish-kryebashkiaku i Himarës rikthehet në qendër të vëmendjes së mediave me deklaratat e tij të fundit.

Duke folur për një të përditshme, Bollano shprehet se prishjet e ndërtimeve pa leje në Himarë po bëhen në mënyrë selektive.

Sipas kreut të OMONIA-s, minoritarët po përballen jo vetëm me prishjen e shtëpive, por ndaj tyre po ushtrohet edhe dhunë.

Ai sjell shembullin e familjes së Ilia Stramarkos, për të cilën pretendon se është dhunuar nga persona civilë. Bollano thotë se Stramarko përfaqëson OMONIA-n në këshillin bashkiak të Himarës.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare është një nismë e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, institucion në varësi të PDIU-së. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›