Nderpriten punimet ne Kalane e Shkupit

Autoritetet maqedonase kanë ndërprerë sot punimet tek Kalaja e Shkupit, ku do të ndërtohej një kishë ortodokse.
Vendimi është marrë pas polemikave të shumta të krijuara për këtë cështje, edhe për shkakun se kalaja ka prejardhje ilire.
Ditën e djeshme partia shqiptare e BDI-së deklaroi se ndërtimi i objektit të kultit tek kjo kala do të shkaktonte tensione dhe konflikte ndërfetare.
“Duke pasur parasysh reagimet e fundit, vendosëm të ndërpresim përkohësisht punimet për realizimin e objektit të kultit, deri në qartësimin e paqartësive”, ka deklaruar arkeologu që drejtonte punimet, Pasko Kuzman.