E Diel, 1 Nëntor 2026

Çështja e komisionit hetimor në Gjykatën Kushtetuese

Nga Express më 01 shkurt 2011 në ora 10:41

Partia Socialiste ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë kërkesën e saj për ta shpallur antikushtetues komisionit hetimor parlamentar, të ngritur nga pozita për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.

Thelbi i kërkesës së opozitës për shpalljen antikushtetues të këtij komisioni, konsiston në faktin që opozita konsideron se komisioni hetimor parlamentar ka marrë kompetencat e prokurorisë në hetimin e disa veprave penale, të përcaktuara në objektin e hetimit.

Në mënyrë që të realizojë ndërprerjen e punës së komisionit hetimor, Partia Socialiste i kërkon Gjykatës Kushtetuese të pezullojë zbatimin e vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për ngritjen e këtij komisioni hetimor deri në marrjen përfundimtare të vendimit prej kësaj gjykate.

Në kërkesën e saj, Partia Socialiste thotë se Kuvendi ka shkelur parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, duke hyrë jo vetëm në kompetencat e prokurorisë, por edhe në prerogativat e pushtetit gjyqësor.

Duke mbrojtur idenë se i vetmi organ që ka të drejtë të hetojë dhe të konkludojë mbi ekzistencën e një vepre penale është prokuroria, Partia Socialiste thotë se hetimi që komisioni parlamentar ka nisur t’i bëjë prokurorisë rreth veprimtarisë së saj për zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit dalin përtej hapësirës që Kushtetuta i jep Kuvendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›