E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel në Izrael

Nga Express më 31 janar 2011 në ora 17:30

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe shumë ministra të kabinetit të saj udhëtuan për në Jerusalem, ku do të zhvillohen konsultimet qeveritare gjermano-izraelite.

Në takimin e tretë të këtij lloji, të dy palët duan të arrijnë marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e klimës, mobilitetit elektrik dhe shkëmbimet mes të rinjve.

Në qendër të bisedimeve të kancelares Merkel me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të jenë procesi i paqes në Lindjen e Afërt, i ngecur në vend dhe situata në vendin fqinj Egjipt.

Kancelarja pritet të takohet edhe me presidentin Shimon Peres dhe kryesuesen e opozitës, Tzipi Livnin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›