Ndërpriten punimet në ujësjellësin e Kukësit, vidhen materialet e ndërtimit
Kukës- Janë ndërprerë sot punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Kukësit, pasi gjatë natës persona ende të pa indetifikuar kanë vjedhur materialet që po përdoreshin për ndërtimin e tij.
Kjo ka bërë që të mos ketë një afat përfundimtar të përfundimit të punimeve, ndërsa vetë drejtuesit e Ujësjellësit kanë thënë se probleme janë hasur edhe në disa zona rurale, pasi fshatarët kundërshtojnë shtrimin e tubacionit në tokat e tyre.
Kur filluan punimet u deklaruan se puna do të përfundonte në mujin qershor dhe prej tij pritet të përfitojnë 14 fshatra, por ende nuk dihet nëse uji do të shkojë në shtëpitë e familjeve brend këtij afati.
Policia bën me dije se deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar, po maerialet që janë vjedhur më së shumti janë pllakat e shtrimit.