E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e Arbrit dhe Boshti i Jugut, Berisha: Përparësi absolute e qeverisë

berisha-ne-jugKukës- Shefi i qeverisë është ndalur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit për të inspektuar punimet në segmentin Ura e Brarit hyrja e Tunelit Qafë Murriz.

Janë në përfundim 34 kilometra të rrugës së Arbrit, nga Ura e Çerenecit drejt Urës së Vashës dhe nga qendra e Tiranës drejt tunelit të Murrizit, pjesa më e vështirë e së cilës, në këtë anë, ka përfunduar.

Pas inspektimit, kryeministri u shpreh: Rrugën e Arbrit dhe Boshtin e Jugut, Qeveria i ka dy përparësitë absolute për ti përfunduar gjatë 2 viteve të para të mandatit të ardhshëm, sepse që të dyja janë në ndërtim”.

Vlera totale e prokuruar deri tani për rrugën e Arbrit është 7.477.116.097 lekë, ndërsa vlera totale e punimeve të realizuara është 6.573.368.130 lekë.

“Rruga është një vepër e kushtueshme, por jetike për shqiptarët, jo vetëm për qytetarët e Peshkopisë dhe të Bulqizës, por edhe të Dibrës dhe shqiptarët e Maqedonisë”,- u shpreh kryeministri.

Rruga e Arbrit shkurton me mbi 100 kilometra distancën me Shkupin; afron Peshkopinë dhe Bulqizën me Tiranën në distancë pothuajse të njëjtë me Lushnjën; transformon në mënyrë të jashtëzakonshme distancën midis Tiranës Peshkopisë – Bulqizës; afron Peshkopinë me Tiranën dhe detin, pasi rruga bashkohet me unazën e qytetit të Tiranës dhe del në autostradën Tiranë – Durrës.

Ndërsa akuzoi kryesocialistin Edi Rama se detyroi deputetët që të votojnë kundër buxhetit të kësaj rruge.

“Unë jam këtu për ti thënë se dobësia më ekstreme e burrit është gënjeshtra. Gënjeshtra është toksina që rrënon dhe shkreton tërësisht karakterin e njeriut”, -përfundoi Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›