E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërpriten shkarkimet edhe nga Vau i Dejës

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës ka publikuar të dhënat për situatën në HEC- deri në orën 12:00. METE njofton se në HEC-et e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës nuk ka derdhje.
Fierza është në kuotën e 289.88 metrash, nga 296 m që është kapaciteti maksimal i lejuar i banesit.
Prurjet në Fierzë llogariten 300 metër kub për sekondë.
Për, hidrocentralin e Komanit KESH, njofton se ndodhet në kuotën e 170.75 metrave.
Prurjet në Koman janë 170 metër kub për sekondë. Ndërkaq, po nga të dhënat zyrtare mësohet se në Vaun e Dejës niveli është 74.58 metra, nga 76 metra që është maksimumi i lejuar.
Prurjet në banesin e Vaut të Dejës llogariten në 70 metër kub .

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›