E Diel, 1 Nëntor 2026

Semundjet nga ushqimet, nisin kontrollet e vrullshme

Ministrja Anila Godo premton ulje te semundshmerise me burim ushqimet

Mbrojtja e pacienteve nga semundjet me burim ushqimin, kane qene ne qender te kontrolleve te fundit qe jane zhvilluar nga nje sere institucionesh dhe qe pritet te vazhdojne intensivisht. Nje nisme e tille eshte bere publike dje ne Konferencen "Te drejtat e konsumatorit dhe shteti ne mbrojtje te tyre", e organizuar nga Avokati i Popullit dhe Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve. Ne fjalen e saj, ministrja e Shendetesise Anila Godo theksoi bashkepunimin e Ministrise se Shendetesise me vende te tjera te rajonit, per semundjet qe lidhen me ushqimin dhe ushqyerjen. "Ne menyre qe te arrihet niveli i larte i sigurise dhe i mbrojtjes se shendetit te popullates, me qellim zvogelimin e semundjeve me origjine ushqimore dhe nga uji, jane ripare dhe permiresuar gjithe instrumentet, si legjislacioni, sherbimet e kontrollet", tha Godo. Per kete, Inspektorati Sanitar Shteteror, ne bashkepunim edhe me struktura te tjera shendetesore dhe te pushtetit lokal, e kane perqendruar punen ne drejtim te mbrojtjes se konsumatorit, duke synuar parandalimin e shperthimeve epidemike, qofshin keto me origjine nga uji, apo nga helmimet masive ushqimore. "Survejanca dhe kontrolli i semundjeve me origjine ushqimore eshte nje pergjegjesi e shtetit", tha ministrja Godo. Vec kesaj, per mbrojtjen e konsumatorit jane marre gjithashtu nje sere masash ligjore dhe monitoruese ne fushen e farmaceutikes, sigurise se gjakut, mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese, shendetit mendor, etj. Keshtu, me futjen e pajisjeve moderne mjekesore per nje diagnoze dhe trajtim me te kualifikuar te pacienteve jane marre masa per nje perdorim te sigurt dhe efikas per arritjen e niveleve te performances se tyre, me qellim per te ofruar siguri dhe besueshmeri te rezultateve si per pacientin, perdoruesit dhe te tretet. Sipas ministres, ne projektligjin e ri per kujdesin shendetesor, i cili eshte ne proces miratimi, jane sanksionuar te drejtat dhe detyrimet e pacientit. Gjithashtu ministrja e Shendetesise, Anila Godo, theksoi ne fjalen e saj transparencen e siguruar nga te tera institucionet shendetesore, permes zyrave te shtypit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›