Ndërpritet greva, PD-PS miratojnë Kodin e ri Zgjedhor
Deputetët grevistë braktisin sallën e Kuvendit
Është ndërprerë gjatë seancës së djeshme parlamentare greva e dhjetë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Pas 9 ditësh grevë urie deputetët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe të Partisë Demokristiane i kanë dhënë fund grevës në mungesë të arritjes së një marrëveshjeje për Kodin Zgjedhor. Ndërkohë që dy partitë e mëdha kanë votuar të vetëm Kodin e ri Zgjedhor. Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste Integrim, Ilir Meta, premtoi se do të nisë një etapë e re me manifestime, të cilat do të zgjerohen dhe do të kenë si qëllim demaskimin e konsensusit të dy partive të mëdha.
Seanca
Në fillim të seancës së djeshme parlamentare deputetët Dritan Prifti, Vangjel Dule, Jak Ndokaj dhe Spartak Ngjela kërkuan shtyrjen për dy javë të diskutimit të Kodit Zgjedhor në respektim të Rregullores së Kuvendit në mënyrë që të njihen të gjithë me përmbajtjen e ndryshimeve të draftit të ri. Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila u shpreh se Kodi Zgjedhor ka gjashtë muaj që diskutohet në komisionin e posaçëm parlamentar. Sipas saj, Rregullorja e Kuvendit parashikon një afat dyjavor për projektligjet që vijnë nga qeveria dhe jo për projektet që hartohen nga Kuvendi. Më pas fjalën e ka marrë kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i cili hodhi akuza ndaj dy partive të mëdha, PS-së dhe PD-së, për firmosjen e manipulimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Ky Kod që po miratoni është përgjegjësi shumë e madhe e juaja. Ju mund të nxirrni dhe ndonjë diplomat, si puna e asaj deklaratës së dytë që doli nga OSBE-ja, pa emër, sepse dikujt i dhembi shumë deklarata e kryetarit të OSBE-së. Por ky është një kod që ju ngarkon me përgjegjësi para popullit, të cilit po i bëni shantazh dhe këtë e kam për kolegët e mi socialistë, të cilët shpresoj se duke i mbyllur Berishës Gërdecin, sikurse kanë bërë deri tani, mund të eliminojnë pjesën tjetër të opozitës, që i prish rehatin atyre në abuzimet miliardëshe në Bashkinë e Tiranës”, - është shprehur Meta. Ai bëri të ditur se deputetët do ta votojnë Kodin për shkak se janë të trembur nga listat e mbyllura të kandidatëve për deputetë, që janë atribut i kryetarit të partisë. “Listat e mbyllura jua kanë mbyllur gojën dhe ju kanë shpërfytyruar karakterin, pasi gjysma juaj s’ka për të qenë në këto lista. LSI-ja, forca më e madhe opozitare në vend, shumë shpejt do t’i ndihmojë shqiptarët, do të nisë një etapë të re manifestimesh dhe do t’ju japë ndëshkimin e merituar. Mua nuk më quajnë as Sali, as Edvin, por jam Ilir, jam shqiptar dhe vendi im është jashtë, te njerëzit që protestojnë”, - është shprehur Meta.
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, i është drejtuar gjatë fjalës së tij kryetarit të PD-së, kryeministrit Sali Berisha. Sipas Ndokës, Berisha ka nisur një sulm kundër demokristianëve shqiptarë dhe Kodi, sipas tij, është thikë pas shpine. Ndoka tha se miratimi i Kodit do të sjellë pensionin politik të kryeministrit Sali Berisha. “Sali Berisha, ju ka mbetur viti i fundit. Bëtë marrëveshje për të përjashtuar PDK-në nga procesi zgjedhor i vitit 2009, por do të dështoni, pasi zgjedhjet e 2009-s nuk janë zgjedhjet e Nard Ndokës, por janë zgjedhjet e fundit politike të Sali Berishës. Ti i konsideron jetë a vdekje, pasi humbja do të të çojë në pension të përhershëm. As sot dhe as ditën që vendosa të hyja në grevë urie nuk kam pasur dilemë për mbrojtjen e votës për demokristianët shqiptarë. Jam krenar që sot nuk jam në anën tuaj, Sali Berisha. Jam krenar që nuk kam qenë asnjëherë komunist dhe që nuk kam qenë produkt i pazareve të Ramiz Alisë”, - është shprehur kryedemokristiani Ndoka. Më pas deputetët grevistë kanë braktisur sallën e seancave dhe janë bashkuar me qindra protestues, që gjendeshin prej orësh jashtë sallës së Kuvendit.
19 Nentor 2008