Uidhers, presion Kuvendit për gjetjen e zgjidhjes
Ambasadori i SHBA-ve takon krerët e grupeve parlamentare dhe Topallin. Takimi 45-minutësh, vetëm disa orë para zhvillimit të seancës së djeshme
Eljona Ballhysa
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Xhon Uidhers, ka marrë rolin e negociatorit për zgjidhjen e krizës së zgjedhjeve në Shqipëri. Gjatë ditës së djeshme, por edhe një ditë më parë, Uidhers ka patur një axhendë tejet të ngjeshur me aktorët e politikës shqiptare. Kështu, dje në mesditë, Uidhers ka zhvilluar takime me dy kryetarët e grupeve më të mëdha parlamentare, Astrit Patozin nga PD-ja dhe Valentina Leskajn nga PS-ja. Pas këtyre takimeve, Uidhers është ndalur gjatë në zyrën e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Zyra për shtyp e Kuvendit e cilësoi takimin të kërkuar nga kryetarja e Kuvendit për të biseduar mbi zgjedhjen e Presidentit të ri të SHBA-së, Barak Obama. Kryetarja e Kuvendit ka shprehur vullnetin dhe dëshirën për shkëmbime mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Shqipërisë. “Kryetarja e Kuvendit dhe deputetët e tjerë shprehën bindjen se raportet me administratën e re të Presidentit Obama do të jenë të shkëlqyera. Në takim u fol për sfidat e së ardhmes dhe vendosmërinë për të ecur përpara me reformat”, - bëhet e ditur në njoftimin për shtyp. Megjithatë, burimet kanë bërë të ditur se Ambasadori amerikan ka kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e krijuar prej 9 ditësh në Kuvendin Shqiptar ku gjenden të ngujuar në grevë urie dhjetë deputetë.
Takimi
Dje, rreth orës 12.00, Uidhers është ndalur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Pas takimit 45-minutësh, kreu i Ambasadës Amerikane nuk ka dhënë asnjë detaj për mediat. Por një takim i tillë midis kryetares së Kuvendit dhe kreut të Ambasadës Amerikane është zhvilluar vetëm pak orë para zhvillimit të seancës parlamentare për Kodin Zgjedhor. Ndaj dhe mendohet se palët kanë diskutuar pikërisht për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën parlamentare, ku prej 9 ditësh 10 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë futur në grevë urie në shenjë proteste ndaj ndryshimeve që i janë bërë Kodit Zgjedhor. Ambasadori Uidhers një ditë më parë zhvilloi takime edhe me dy krerët e dy partive të mëdha, me kreun e PS-së Edi Rama si dhe me kreun e PD-së Berisha.
Qëndrimi
Vetëm pak ditë më parë, Ambasada e SHBA-së reagoi për grevën e dhjetë deputetëve nëpërmjet zëdhënësit për shtyp Biks Aliu. Zëdhënësi u shpreh se Ambasada Amerikane në Shqipëri po “e ndjek nga afër situatën e grevës së dhjetë deputetëve të partive të vogla parlamentare dhe nxit arritjen e një zgjidhjeje nëpërmjet konsensusit”. Ai gjithashtu theksoi se Kodi Zgjedhor ka nevojë që të diskutohet gjerësisht nga të gjitha palët. “Rregullat, rregulloret dhe aspektet teknike të zgjedhjeve dhe procesit zgjedhor kanë nevojë për një diskutim nëpërmjet mjeteve të hapura dhe bashkëpunuese”, - është shprehur zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Tiranë. Më tej, Aliu është shprehur se zgjedhjet e ardhshme parlamentare përbëjnë një provë të demokracisë në Shqipëri. “Zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri do të jenë një provë e vërtetë e nivelit të demokracisë së saj, ndërkohë që Shqipëria vazhdon rrugën e saj për një integrim të plotë euroatlantik”, - është shprehur zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Shqipëri.
19 Nentor 2008