E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylis, i pandalshëm në Kategorinë e Parë

Java 23

Një Bylis i pandalshëm “mbretëron” Kategorinë e Parë. Ballshiotët nuk njohin kundërshtarë, pasi edhe dje kanë mposhtur Luftëtarin 1-0 falë një penalltie të fituar nga Dimo dhe të shndërruar në gol nga Hamzaj në minutën e 63-të. Bylis u ngjit në kuotën e 59 pikëve, duke regjistruar në 23 javë: 19 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Spikasin fitoret në transfertë të Kamzës, ndaj Gramshit (1-0), dhe të Elbasanit në Memaliaj (3-0). Të dyja këto skuadra mbajnë hapin e pretendentit për t’u ngjitur në Superiore, duke pritur zhvillimin e ndeshjeve të rivalëve të tjerë, me të njëjtët objektiva. Fiton edhe Skrapari 3-1 në shtëpi me Adën. Pas barazimit 0-0 ndajnë nga një pikë në përballjen mes tyre Sopoti e Turbina. Sot do të luhen edhe tri ndeshjet e tjera, Burreli-Lushnja dhe Bilishti -Besëlidhja, ndërsa të martën, Partizani-Pogradeci.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›