Timpanaro shpëton Dinamon në shtesë
Dinamo ka evituar një tjetër humbje të turpshme (e cila do të ngrinte të tjera dyshime rreth korrektësisë së kryeqytetasve), falë një goli të sulmuesit Maksimiliano Timpanaro. Në minutën e tretë shtesë të sfidës me Kastriotin, të luajtur të shtunën në stadiumin “Qemal Stafa”, argjentinasi e ka dërguar topin në rrjetë, duke vulosur rezultatin 1-1. Blutë e drejtuar nga Shkëlqim Muça ishin protagonistë të një tjetër paraqitjeje të dobët edhe gjatë kësaj fundjave, pas humbjes 4-3 në fushën e Skënderbeut në javën e 24-t të Kategorisë Superiore. Në anën tjetër, ky barazim vjen si një zhgënjim për skuadrën e Kastriotit, që deri në sekondat e fundit të lojës, mendonte se po merrte tri pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë. Krutanët kaluan të parët në avantazh falë golit të Eleandro Pemës, në minutën e 87-të.
#