Ndërrimi i dy gjyqtarëve e kthen procesin nga fillimi
Nëse Presidenti i Republikës do të dekretonte emërimin në Apel të kreut të trupit gjykues, Ridvan Hado, kishte gjasa që ky proces të dëmtohej seriozisht. Kjo për faktin se edhe me emërimin e një tjetër gjyqtari, ky i fundit do të donte kohë të njihej me dosjen voluminoze, duke shtyrë për një periudhë të gjatë procesin e bujshëm. Po kështu mjaftonte pas kësaj edhe gjendja jo e mirë shëndetësore e ndonjë anëtari të trupit gjykues dhe zëvendësimi i tij do ta kthente procesin në pikën zero, pra nga fillimi sepse ishin ndërruar dy gjyqtarë. Këto mund të jenë edhe arsyet që Presidenti i Republikës, edhe pasi ka vendosur për katër nga pesë kandidaturat e Apelit të Tiranës, nuk ka dhënë akordin për Ridvan Hadon, që ai të bëhej pjesë e trupës së Apelit.
#