E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderrmarrjet e vogla celet panairi i BE

Tirane 7 tetor 2011 NOA - Work and Study eshte panairi i cili u cel sot ne Pallatin e Kongresve e qe po zhvillohet ne kuadrin e Javes Evropiane te Ndermarrjeve te Vogla e te Mesme u hap sot ne Pallatin e Kongreseve.
Panairi eshte iniciative e promovuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Ndermarrjeve dhe Industrive te Komisionit Evropian dhe organizohet nga Dhoma e Tregtise se Tiranes ne bashkepunim me Ministrine e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ministrine e Arsimit dhe Shkences dhe Ministrine e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta.
Punesimi aftesia dhe zhvillimi jane qellimi kryesor i ketij panairi. Punesimi i te rinjve eshte nje sfide me te cilen duhet te perballemi dhe per kete Dhoma e Tregtise ofron gjithe mbeshtetjen e nevojshme institucioneve perkatese te cilat duhet te bashkojne fuqite e tyre tha kryetari i Dhomes se Tregtise Nikolin Jaka.

Ambasadori i Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi Etore Sekui tha se Bashkimi Evropian ka levruar 2.2 milion euro nga parat e mbledhura prej taksapaguesit europiane per te promovuar dhe fuqizuar me tej politikat e Qeverise shqiptare ne lidhje me ndermarrjet e mesme dhe te vogla.
Nne 2010-en SME-te regjistruan nje progres si rrjedhoje e reformave rregullatore te cilat duhet te vijojne me tej duke u bazuar ne shtetin ligjor garantimin e te drejtave te pronesise permiresimin e zbatimit te kontratave permiresimin e produkteve te importuara si dhe permiresimin e kapitalit njerezor dhe infrastruktures tha Sekui.
Ministri i Punes Spiro Ksera ai i Ekonomise Nasip Naco dhe zv/ministrja e Arsimit dhe Shkences Nora Malaj firmosen marreveshjen tre paleshe per Strategjite e te mesuarit per funksionimin e sipermarrjeve.
a.q/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›