E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i ri, Spahiu: Berisha në dorë shtetin

Ai shtoi se Shqipëria ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të politikës së ndjekur.

“E keqja më e madhe e të gjithë procesit nuk ishin as kandidatët që u tërhoqën nga gara dhe as Presidenti i sapo zgjedhur. E keqja më e madhe e procesit është që kryeministri i vendit i cili vishet me antiplumb tashmë ka blinduar politikisht të gjithë institucionet e vendit, median, pasuritë kombëtare, privatizimet, prokurimet, koncesionet dhe në 100 vjet shtet shqiptar ka krijuar fenomenin e pa precedente të sistemit parti-shtet”, deklaroi Spahiu.

Duke u ndalur tek çështja e votës së lirë, Spahiu tha, se “kryeministri i cili vishet me anti-plumb nuk ka ndërmend të lëshojë pushtetin as me votën e lirë të qytetarëve dhe për rrjedhojë ka blinduar mos-realizimin e reformës zgjedhore pasi parimi kryesorë i tij është “populli voton, partia demokratike numëron”. Aleanca Kuq e Zi nëpërmjet kreut të saj Kreshnik Spahiu qartazi bëri të ditur pozicionin kundër oligarkisë politike e cila po mban peng demokracinë parlamentare.

"Rreshtimi i socialistëve në bojkot dhe rreshtimi i demokratëve para kutive të votimit ishte fundi i një farse të paracaktuar më parë ku emra si Fatos Nano dhe të tjerë thjesht u përdorën dhe u vunë në lojë nga makina propagandistike e kryeministrit që vishet me antiplumb duke krijuar në publik imazhin e njeriut konsensual por që në përfundim tregoi krejt të kundërtën” deklaroi Spahiu. Lideri i lëvizjes politike Aleanca Kuq e Zi paralajmëroi thirrjen e Kuvendit kuqezi mbarëkombëtar ditën e shtunë me delegatë dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare për miratimin e objektivave strategjik, nxjerrjen e vendit nga kriza politike dhe ndryshimin e regjimit të detyruar të Sali Berishës. /Start/

                                                                                             2012-06-12 12:13
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›