Fatos Nano “nis ofensivën” ndaj Ramës

Nano shkruan se “asgjë dhe askush nuk ka mundur të na ndajë ne nga njëri-tjetri socialistë të dashur e të shtrenjtë. Së bashku kemi bërë beteja të mëdha e kemi fituar beteja të mëdha, së bashku e kemi reformuar dhe transformuar Shqipërinë, duke e kthyer nga një vend diktatorial e i pazhvilluar, në një vend demokratik, me zhvillim në rritje dhe me përqasje gjithnjë e më të madhe me një vend evropian”.
Ai u bën thirrje socialistëve që të “vazhdojmë të ecim bashkë, të fitojmë bashkë e ta qeverisim dhe transformojmë Shqipërinë bashkë. Unë jam tashmë para jush i gatshëm për t’ju udhëhequr drejt fitoreve të reja”. Ai shton se Edi Rama, në momentin që ka shkelur në selinë e Partisë Socialiste, ka shkaktuar vetëm humbje, ndërsa dje sipas tij, ai shkaktoi humbjen e radhës. “Beteja, qëndrimi dhe strategjitë e tij noprane, pamend dhe prej arlekini, i dhuruan Sali Berishës fitoren e radhës, duke i lënë fushë të lirë Berishës që ta zgjedhë vetë Presidentin që donte. Unë prej muajsh e javësh i ofrova Edi Ramës dorën e bashkëpunimit dhe bashkimit, por Edi Rama e refuzoi me këmbëngulje. I kërkova të kalonim nga zona e mosmarrëveshjeve tek zona e marrëveshjeve për të mirën e socialistëve dhe Shqipërisë, por Edi Rama përsëri refuzoi”, shkruan ai.
“Ky palo kryetar ka guximin e më akuzon mua se qenkam përdorur si diversion dhe tallje nga Qeveria, në një kohë kur Edi Rama rendi si batakçi nëpër natë me një torbë me ëndrra perverse Kryeministrore drejt Gjirit të Lalzit, ku shiti brenda një nate 4 viktimat e 21 janarit, 26 viktimat e Gërdecit, zgjedhjet e 8 majit, zgjedhjet e 2009, grevën e urisë të dhjetra deputetëve dhe socialistëve, e mijëra e mijëra sakrifica madhore që socialistët e mirë dhe të ndershëm kanë bërë për të”, vijon reagimi.
Nano shton se Rama u përdor nga qeveria për qëllimet e saj. “Sot President është zgjedhur Ministri i Brendshëm i Berishës, ndërsa Fatos Nano dhe socialistët kanë humbur, për shkak të Edi Ramës. Qeveria u tall në Gjirin e Lalzit me Edi Ramën sepse me një pjesë të Qeverisë i ofruan ngjala për darkë dhe i krijuan iluzionin idiotesk se mund të rrëzohej Qeveria e të plotësohej ëndrra perverse e Edi Ramës për tu bërë Kryeministër. E tallën dhe e lanë me gisht në gojë këtë humbarak pervers dhe liganak”, thuhet në deklaratë.
Ish-lideri socialist, thotë se prej vitesh Rama nuk përfaqëson më socialistët apo interesat e tyre, teksa shton se Edi Rama “përfaqëson vetëm një klan uzurpator e pervers humbarakësh e frikacakësh që u ka shkaktuar socialistëve vetëm humbje, dhembje e nëpërkëmbje, sikurse e ka zhytur Shqipërinë në kriza të njëpasnjëshme. Edi Rama është mbjellësi i krizave, urrejtjes dhe humbjes. Edi Rama nuk e ka më mundësinë që të jetë Përfaqësuesi, Zëri e aq më pak Lideri i Socialistëve”.
Nano u bën thirrje socialistëve që të ndërgjegjësohen, ndërsa ofrohet për të drejtuar Partinë Socialiste. “Unë tashmë u vetëofrohem të gjithë socialistëve dhe popullit opozitar që së bashku të marrim fatet e Partisë Socialiste dhe të Shqipërisë në duart tona e të mos lejojmë më që humbjet e pareshtura të socialistëve të kthehen në humbje për Shqipërinë, nëpërkëmbja e socialistëve të kthehet në nëpërkëmbje për Shqipërinë, kriza e Edi Ramës të qëndrojë si kërcënim e ndëshkim krizash për Shqipërinë”, vijon.
“Sot pas 1 viti, me 4 shqiptarë të vrarë dhe të tradhtuar mbi shpinë, Edi Rama kërkon të bëhet Kryeministër, duke i lënë ata në harresë, e duke shmangur garën e Presidentin, e duke mbajtur peng të gjitha zgjidhjet e zgjedhjet e nevojshme që duhet të bëjë Shqipëria për të marrë statusin kandidat. Edi Rama përfaqëson njeriun aventurier i cili ka uzurpuar Partinë Socialiste, të cilën e ka keqpërdorur për interesat e tij të ngushta dhe klienteliste, banale, perverse dhe informale. Edi Rama e ka drejtuar Partinë Socialiste me sukses të plotë nga humbja në humbje”, përfundon reagimi. /S.Ll/Start/
2012-06-12 12:45