Sinjali i Belgjikës, ndalni azilkërkuesit

Burgaj - De Block
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka pritur në një takim Sekretaren e Shtetit Belg për Azilin dhe Imigracionin e Paligjshëm, Maggie de Block.
Zyrtarja e Belgjikës gjatë takimit është shprehur se shumë qytetarë të Shqipërisë kanë tentuar të përfitojnë statusin e azilantit në mënyrë të padrejtë.
Janë bërë kthime të shumta të shqiptarëve të cilët kanë tentuar të përfitojnë statusin e azilantit në mënyrë të parregullt dhe ajo që ne synojmë të arrijmë është pikërisht evitimi i këtyre kërkesave në mënyrë që ne të mos jemi të detyruar për ti kthyer këta shtetas mbrapsht, u shpreh De Block.
Ndërsa gjatë fjalës së tij në këtë takim, Burgaj se janë proceduar penalisht disa kryetarë komunash dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme që kanë lëshuar dokumente false për këtë qëllim. /F.S/