Taksa të reja për makinat, hiqet dogana
Ministria e Transporteve bën me dije se sot (23 gusht) është afati i fundit 2011 është afati i fundit për të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk kanë paguar taksat vjetore të makinës, pavarësisht datës se kur atyre u mbaron afati i pagesës.
Ndërsa nesër, taksat do të nisin të paguhen me ligjin e ri. Ligji i ri për taksimin e të gjitha automjeteve, përfshirë edhe mjetet motorike, vjen në bazë të detyrimeve të marrëveshjes së Stabilizim-Asoccimit. Me heqjen e taksës doganore, çdo automjet në Shqipëri, përfshirë edhe mjetet e ardhura rishtaz në vend, do të paguajnë çdo vit në varësi të madhësisë së motorit, llojit të karburantit , ku thelbësore është viti i prodhimit të mjetit.
Ndërkohë që nga 24 gushti, çdo kush që importon një makinë, nuk do të paguajë më doganë. Po ashtu, kush blen ose shet një makinë brenda vendit, nuk do të paguajë taksë shtesë. Ligji i ri vendos, megjithatë, një taksë të re vjetore për makinat e përdorura, që do të quhet taksë e përdorimit të makinës. Aplikimi i taksës vjetore të mjeteve të përdorura penalizon më shumë makinat e vjetra. Sa më e vjetër të jetë makina, aq më shumë taksë vjetore paguan.
Gjithashtu, paguajnë më shumë makinat me naftë sesa ato me benzinë. Vendimi për taksat e reja të mjeteve, veç detyrimeve që Shqipëria ka pas nënshkrimit të MSA-së, shmang hyrjen në vend të mjeteve tejet të përdorura, duke ndikuar në mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit të qytetarëve.
Janë rreth 160 mijë mjete në regjistrin pasiv, apo rreth 40 % e numrit të përgjithshëm të mjeteve, brenda të cilit bëjnë pjesë mjete të amortizuara, të dëmtuar, ato të shtetasve që janë larguar në emigracion, krahas një numri të vogël që i përkasin qytetarëve, të cilët nuk kanë paguar detyrimet e tyre për automjetin. /Start/
2011-08-23 16:19