E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronësia, sërish konflikt mes banorëve dhe firmës ndërtuese te Unaza e Re

Grate e familjeve ne konflikt me firmen, gjate protestes se nje muaji me pare

Një muaj pas protestës së 7 grave për pronën në zonën e Unazës së Re, një tjetër incident është shënuar mes tyre dhe firmës ndërtuese. 7 gratë që kërcënuan me hedhjen nga pallati 10-katësh në ndërtim e sipër, kanë tentuar sot të bllokojnë punimet e pallatit.

Sipas tyre, punimet për pallatin që po ndërtohet mbi truallin e shtëpive të tyre nuk duhet të vijojnë pa u zgjidhur çështja e pronësisë me pronarin e pallatit, Namik Pelivani.

Banorët ankohen për zvarritjen e procesit gjyqësor, ndërsa ata disponojnë edhe një leje të Inspektoratit të Lartë Ndërtimor, i cili bllokon punimet e pallatit për shkelje të procedurave.

Një muaj më parë, 7 gra të këtyre familjeve kërcënuan me hedhje nga kati i 10 i pallatit, n.q.s. nuk do të kompensoheshin për truallin e shtëpive të tyre, mbi të cilin është ndërtuar pallati. / G.N.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›