Posti në KLD, Halimi-Alibeaj: Propozimi i Topit antikushtetues
TIRANË- Vendi vakant në Këshillin e Lartë të Drejtësisë duket se po kthehet në ‘mollë sherri’ mes institucionit të Presidencës dhe përfaqësuesve të mazhorancës në KLD.
Kreu i institucionit të Drejtësisë Eduart Halimi vlerëson se propozimi i presidentit Bamir Topi për zgjedhjen e Ilir Mustafaj në postin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është antikushtetuese.
Ministri Halimi bën me dije se nëpërmjet një letre zyrtare do t’i kërkojë presidentit të vendit pezullimin e vendimit të djeshëm ku kreu i shtetit gjatë mbledhjes së KLD-së propozoi Ilir Musafaj për postin ne zv/kryetarit, post i cili mbeti vakant pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut, ndërkohë që medias do t’i vërë në dispozicion korrespondencën e tij me kreun e shtetit.
Ndërkohë, Enkelejd Alibeaj duke e cilësuar vendimin e presidentit Topit në kundërshtim të hapur me Kushtetutën sqaroi se anëtarët e zgjedhur nga gjyqësori nuk mund të gëzojnë postin e nënkryetarit të KLD-së. Alibeaj thekson se kjo cështje është përcaktuar në nenin 143 të Kushtetutës, ku sipas tij ligji për organizmin e pushtetit gjyqësor ndalon që anëtarët e zgjedhur nga gjyqësori të zgjidhen në postin e nën/kryetarit të KLD. Sipas Alibeaj kandidati duhet të propozohet nga Kuvendi i Shqipërisë.
Përfaqësuesit e mazhorancës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë po përpiqen me çdo kusht të “bllokojnë” zgjedhjen e nënkryetarit të institucionit të lartë të drejtësisë, post për të cilin Presidenti i Republikës,Bamir Topi propozoi anëtarin Ilir Mustafaj. Kreu i shtetit duket se e ka humbur betejën e votave në KLD, pasi anëtari i Këshillit, Tritan Hamitaj, i cili kishte votuar pro tij dhe që konsiderohej si mbështetës atëherë kur debatohej për emrin e ri të nënkryetarit, vendosi të braktisë mbledhjen.
Gjatë mbledhjes maratonë të zhvilluar dje me dyer të mbyllura anëtarët demokratë të KLD kërkuan që zgjedhja e nënkryetarit të bëhet pas zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës që është njekohesisht dhe kryetari i KLD. Por, u kundërshtua me votim nga KLD, ku u theksua se zgjedhja e emrit për këtë post, duhet të kryhet më datën 18 prill.
(el.me/BalkanWeb)