KS e OKB-së ashpërson sanksionet kundër Phenianit
NJU JORK- Këshilli i Sigurimit i OKB-së riforcoi sanksionet kundër Koresë së Veriut pas lëshimit të raketës së saj dhe Pheniani parashikoi se nuk do të pranonte ardhjen e inspektorëve të AIEA-s për verifikimin e programit të pasurimit të uraniumit.
Duke përmendur sanskionet tashmë të dekretuara nga OKB në vitin 2006 dhe 2009, Këshilli vendosi të organizojë masat që janë parashikuar dhe t'i kërkojë Komitetit të sanksioneve të OKB-së për të kompletuar listën e individëve, entiteteve që mbështesin këto sanksione.
Komiteti do ta publikojë këtë listë në 15 ditët e ardhshme.
Në deklaratën e miratuar me unanimitet duke përfshirë dhe Kinën, aleate e Phenianit, Këshilli i Sigurimit dënoi hedhjen e raketës koreano-veriore që përbën sipas tij një shkelje të rëndë të rezolutës 1718 (2006) dhe 1874 (2009) që i ndalon Phenianit çdo aktivitet bërthamor apo balistik.
"Ne jemi të gjithë dakord duke përfshirë Kinën që do të ketë pasoja të tjera nëse ata vazhdojnë veprimet e tyre provokuese'', nënvizoi sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, gjatë një vizite në Brasilia.
(d.b/BalkanWeb)