Nafta, kompanitë SHELL dhe Petromana investim prej 50 milionë dollarë
TIRANË- Kompanitë e njohura në fushën e Hidrokarbureve SHELL dhe Petromanas nisin së shpejti në Shqipëri realizimin e një investimi në vlerë 50 milionë dollarë në fushën e kërkimit të naftës.
Përfaqësues të kompanive Shell dhe Petromanas energy kanë takuar sot ministrin e Ekonomisë Nasip Naco ku kanë bërë të ditur nisjen e punës së shpejti për shpimin e pusit “Shpiragu 2”në afërsi të fshatit Mbjeshovë, komuna Sinjë në Berat.
Për eksponentët e lartë të këtyre dy kompanive 2012 do rezultojë një vit zbulimi përsa i përket fushës ëe naftës. Ministri Naco siguroi përfaqësuesit e dy kompanive se nga ana e qeverisë shqiptare do krijohen gjithë lehtësitë dhe mbështetja e nevojshme për përshpejtimin e punës së dy kompanive. Për ministrin Naço, zbulimi i naftës, në sektorin “Shpiragu 2”, gjatë vitit 2012 do të jetë një dhuratë domethënëse për shtetin shqiptar, edhe në 100 vjetorin e themelimit të tij.
Kompania Petromanas ka lidhur në vitin 2009 me shtetin shqiptar, një marrëveshje hidrokarbure për blloqet e kërkimit 2 dhe 3. Po kjo kompani, i ka transferuar kompanisë SHELL 50 përqind të interesave në këtë marrëveshje hidrokarbure.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)