Ndërron jetë "gjiganti" i diplomacisë amerikane, Riçard Hollbruk

Hollbruk u sëmur të premten, teksa ishte në takim me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton. Ai ishte përfaqësuesi special i Presidentit të SHBA-ve në Afganistan dhe Pakistan. Presidentët e të dy vendeve e nderuan atë.
Obama e quajti 69-vjeçarin, i cili njihej për sjelljen në tryezën e bisedimeve të liderëve ndërluftues, “gjigant i vërtetë i diplomacisë amerikane”.
Riçard Hollbruk njihet si njeriu që i dha fund luftës së Bosnjës në vitin 1995, me anë të ndërmjetësimit të tij në Dejton, mes boshnjakut Alija Izetbegoviç dhe diktatorit jugosllav, Sllobodan Millosheviç.
Pas rezultateve të shkëlqyera në përfundimin e luftës së Bosnjes, Presidenti Klinton do t’i ngarkonte në vitin 1999 edhe një mision tjetër të vështirë në përballje me Millosheviçin. Në mars të vitit 1999, Hollbruk i dorëzoi ultimatumin e fundit Millosheviçit për ndalimin e reprezaljeve në Kosovë, në të kundërt ashtu siç edhe ndodhi, Jugosllavia do të bombardohej nga NATO-ja.
Pas përfundimit të luftës së Kosovës, gjatë kohës që mbante postin e ambasadorit të SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Riçard Hollbruk kundërshtoi ashpër çdo tentativë por ndarjen e Kosovës.
Hollbruk u “ shemb” në tokë teksa po takonte Sekretaren e shtetit Hillari Klinton, mëngjesin e së premtes. U dërgua menjëherë në Spitalin e Universitetit Xhorxh Uashington, ku iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale në aortë, arteries më të madhe në trupin e njeriut, e cila transporton gjakun e oksigjenuar nga zemra.
Vdekja e Hollbrukut vjen në një kohë që administrata e presidentit Obama po përgatitet të bëjë publike shqyrtimin publik të politikave të SHBA-ve në Afganistan dhe Pakistan./Start/Fatjon Prroni/
2010-12-14 09:11
[