E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, Berluskoni fiton votëbesimin e parë

Pritet që diferenca në vota të jetë tepër e vogël dhe nëse Berluskoni humbet, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Të hënën, Berluskoni paralajmëroi ligjvënësit të mos rrezikojnë stabilitetin e vendit me rrëzimin e tij.

Korrespondenti i BBC-së theksoi se Berluskoni dukej shumë serioz në Senat para fjalimeve të fundit, teksa fitorja e tij parashikohej.

Senati votoi pro qeverisë së Berluskonit me 162 vota pro, 135 kundër dhe 11 abstenim.

Ndërsa në Dhomën e Deputetëve, fitorja mund të jetë më ngushtë dhe mund të rrëzohet më një ose dy vota. Korrespondentët thonë se edhe nëse ia del të fitojë, do të jetë tepër e vështirë për Berluskonin të menaxhojë një shumicë me një ose dy vota në dhomën e deputetëve./Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-14 12:05
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›