E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abas: Kthehemi në bisedime vetëm me garancinë e SHBA-ve

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abas kërkon “garanci dhe përgjigje” nga Uashingtoni para se të bie dakord për t’u rikthyer në negociatat për paqe me Izraelin, theksoi një burim pranë liderit për AFP-në.

Abasi do të takojë të dërguarin e SHBA-ve, George Mitchell në Ramallah më vonë gjatë ditës, teksa diplomati shkoi në Palestinë nga Jerusalemi në përpjekje për të nxitur rinisjen e negociatave të zvarritura për paqe. Gjatë ditës së djeshme, Mitchell mbajti një takim tre orësh me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

Burimi palestinez theksoi se Abasi dëshironte një përgjigje nga SHBA-të lidhur me letrën e javës së kaluar, ku i kërkohej Sekretares së Shtetit “garanci dhe përgjigje para se të ktheheshin në negociata direkte ose indirekte”.

Letra prezantonte dy çështje kryesore për rikthimin në negociata: 1. SHBA-ja duhet të sigurojë “ndalimin e plotë” të ndërtimit të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor; 2. SHBA-ja të pranonte njohjen e një shteti palestinez në kufijtë e vitit 1967./Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-14 12:40
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›