E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani: S’ka ndryshime në politikën tonë të jashtme

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ramin Mehmanparast, i cili theksoi se “Mendoj se nuk do të ketë as ndryshimin më të vogël në politikën bërthamore të Iranit, as në bisedimet e filluara nga Teherani me fuqitë e mëdha lidhur me çështjen e kundërshtuar bërthamore të Iranit".

"Vijat e përgjithshme të politikës së jashtme të Iranit janë përcaktuar në një nivel shumë të lartë dhe Ministria e Jashtme e zbaton këtë politikë", shtoi Mehmanparast.

Mottaki u shkarkua dje me anë të një letre nga Mahmud Ahmadinexhad, teksa ndodhej në Senegal, ku do t’i përcillte presidentit të vendit një mesazh nga kreu i shtetit iranian./Start/

                                                                                             2010-12-14 11:29
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›