Speciale/ Kush ishte Riçard Hollbruk?

Megjithatë, në vitet e fundit ai spikaste në rolin e tij si i dërguari i posaçëm i Presidentit të SHBA-ve, Barak Obama, në Afganaistan dhe Pakistan.
Me llagapin “buldozeri”, Hollbruk ka fituar reputacion për sjelljen në tryezën e bisedimeve të liderëve ndërluftues. Riçard Hollbruk ka lindur në Nju Jork në vitin 1941 dhe ishte me origjinë gjermano-hebreje. Ka përfunduar Brown University dhe është martuar për herë të tretë me gazetaren Kati Marton në vitin 1994. Ishte baba i dy djemve.
Filloi karrierën e tij diplomatike në Vietnam dhe shërbeu si ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Azinë, po ashtu si ambasador i SHBA-ve në Gjermani.
Gjatë kohës që ishte ndihmës i Sekretarit të Shtetit për çështjet evropiane dhe kanadeze, mes vitit 1994 dhe vitit 1996, shkoi në Bosnjë si pjesë e delegacionit që kërkonte paqe.
Pas negociatave të gjata dhe të vështira, Hollbruk zhvilloi një raport me Presidentin e Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç. Raportohen darka që zgjasin deri në 11 orë në Beograd, si dhe negociata që nuk njihnin orare në Dejton. Hollbruk theksonte se nuk kishte brejtje morale lidhur me “të negociuarit me persona që bëjnë gjëra amorale”.
“Nëse ju mund të shpëtoni vdekjen e njerëzve të cilët janë akoma në jetë, ju nuk jeni duke dëmtuar ata që humbën jetën në përpjekje për ta bërë këtë, -thekoi Hollbruk në vitin 1999-, kështu që nuk kërkoj ndjesë për negociatat me Millosheviçin dhe persona më të këqij”.
Larg imazhit jo të natyrshëm të kolegëve të tij diplomatë, ai përdorte herë pas here sharmin dhe zemërimin pak a shumë të shtirur. Përballja me bashkëbiseduesit për t'i bindur ishte metoda e përdorur prej tij në ish-Jugosllavi. Suksesi i tij në Dejton bëri që ai të nominohej për Çmimin Nobel për Paqe, një nga disa nominimet që ai ka marrë gjatë karrierës së tij.
Edhe pse misioni i tij për të bindur Millosheviçin në vitin 1999 për të tërhequr trupat nga Kosova dështoi, kjo nuk e dëmtoi reputacionin e tij si një nga diplomatët amerikanë më të mirë dhe më të vështirë në negociata.
I admiruar për nivelin e lartë të intelektit, stili i fuqishëm dhe luftarak i tij bënë që të krijonte armiq në qeverinë e SHBA-ve.
Në vitin 1997, ai ishte i informuar gjerësisht për t’u bërë Sekretar Shteti i SHBA-ve, por humbi përballë Madeline Allbraight. Një vit më vonë ai u propozua nga Presidenti Klinton si Ambasador i SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, por emërimi i tij u shty për më shumë se një vit, teksa një hetim etik u zhvillua mbi karrierën e tij të pasur.
Pas largimit nga Kombet e Bashkuara në vitin 2001, Hollbruk shërbeu si zv/kryetar i një firme kapitali privat. Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2004, Hollbruk ishte këshilltar i Xhon Kerrit, ndërsa në vitin 2008 i Hillari Klintonit.
Vetëm pak pasi mori postin në vitin 2009, Barak Obama e emëroi Hollbrukun si të dërguarin e tij të posaçëm në Afganistan dhe Pakistan. Hollbruk kishte këshilluar: “Në mënyrë që puna të jetë sa më efektive, duhet të përfshiheshin si Afganistani dhe Pakistani në të njëjtën ndërmarrje”./Start/Fatjon Prroni/
2010-12-14 13:24
[