E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndertesat, taksat rriten 200%

Taksat per ndertesat dhe tokat bujqesore do te dyfishohen, sipas nje projektligji qe ka bere gati Ministria e Financave, por qe eshte kundershtuar fort nga Ministria e Ekonomise. Qeveria kishte ne agjende miratimin e ketij projekti dje, por e ka shtyre diskutimin dhe miratimin ne mbledhjet e ardhshme. Nese ky projekt miratohet, atehere pritet te kete nje rritje tjeter te cmimeve te ndertesave. Dikasteri i Financave i ka propozuar qeverise qe te dyfishoje taksat mbi ndertesat dhe tokat bujqesore, per shkak se cmimi i tyre i shitjes se ketyre pasurive eshte shume i larte, ne raport me nivelin e takses aktualisht.

Ne nivelet e reja te taksave per ndertesat eshte hequr ndarja e tatimit te ndertesave sipas vitit te ndertimit, para dhe pas vitit 1993, duke parashikuar nje metode tjeter te percaktimit te takses, qe do te jete per meter katror. Ministria e Financave ne relacionin per kete ceshtje ka sqaruar se ne percaktimin e niveleve te reja te kesaj takse jane analizuar vlerat e takses aktuale me cmimet reale te shitjes se banesave. Ne rastin e Tiranes, cmimi mesatar i shitjes se ndertesave eshte 500-1200 euro per meter katror, ndersa niveli i takses se pasurise eshte shume i ulet, vetem 5 leke per meter katror.

Vetem tri vite me pare ka filluar te aplikohet nje takse mbi token bujqesore, kur Ministria e Financave ka propozuar dje ne qeveri nje dyfishim te saj. Ministria e Financave argumenton se rritja e kesaj takse eshte aplikuar per shkak se niveli aktual i saj eshte shume i ulet. Baza e takses mbi token bujqesore eshte siperfaqja e tokes bujqesore, ne hektar, ne pronesi te taksapaguesit. Siperfaqja e tokes ne pronesi percaktohet sipas dokumenteve qe e vertetojne ate. Niveli i takses caktohet ne leke per hektar. Detyrimi i takses llogaritet si shumezim i nivelit te takses me bazen. Perjashtohen nga taksa tokat bujqesore, qe mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari per pese vitet e para nga momenti i mbjelljes.

Taksa e infrastruktures per Bashkine e Tiranes behet 6 per qind, nga 4 per qind qe eshte aktualisht dhe per te gjitha bashkite dhe komunat e tjera te vendit kjo takse behet 2-4 per qind. Ndryshimi i kesaj takse eshte propozuar dje nga Ministria e Financave ne Keshillin e Ministrave. Ne ligjin ekzistues niveli i takses shprehet si perqindje e vleres se investimit dhe eshte 1 deri ne 3 per qind e kesaj vlere, ndersa ne Bashkine e Tiranes niveli i saj eshte 2-4%. Ne projektligjin e propozuar kerkohet rritje e takses deri ne kater per qind per te gjitha bashkite dhe komunat, ndersa per bashkine e Tiranes niveli i kesaj takse parashikohet te arrije ne 6%. Efekti pozitiv nga rritja e kesaj takse pritet te jete 2.8 miliarde leke, por pas rritjes pritet te arketohen edhe 1.4 miliarde leke te tjera qysh kete vit.

Kundershtimi

Ministria e Ekonomise, e drejtuar nga ministri Ruli ka kundershtuar rritjen e taksave, te cilat, sipas eksperteve, pritet te ndikojne negativisht ne drejtim te klimes se biznesit dhe investimeve. "Konkretisht, nese konsiderojme nivelet e taksave ne Bashkine e Tiranes dhe Durresit rriten nga 300 per qind deri ne 400 per qind. Per taksen e ndikimit ne infrastrukture, Ministria e Ekonomise mendon se ndikon negativisht ne sektorin e ndertimit dhe ne rritjen e cmimeve te shitjes se banesave. Dikasteri i Rulit ka propozuar qe kjo takse te mos ndryshoje.

Taksa e re

Per here te pare do te aplikohet nje takse mbi truallin ne Shqiperi, e cila nuk ka qene aplikuar me pare, por qe aplikohet gjeresisht ne vende te tjera si Itali dhe Rumani. Kjo takse eshte e ngjashme me ate te nderteses, apo te tokes bujqesore dhe ben pjese te taksat mbi pasurite e paluajtshme.

Peshkimi

Sektori i peshkimit perfshihet ne sistem taksimi. Sipas madhesise, anijet e peshkimit do te paguajne taksa vjetore deri ne 800 mije leke. Perjashtohen nga ky taksim vetem anijet per qellime shkencore qe kane autorizim nga Ministria e Bujqesise. Kjo takse ka qene kombetare dhe i kalon pushtetit vendor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›