E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrante dhe pa dokumente ne Shqiperi

Pushimet ne Shqiperi, do t'i kalojne te gjithe emigrantet shqiptare, te cilet ndodhen ne Greqi, dhe nese nuk kane dokumente te rregullta. Nje urdher i djeshem i Ministrise se Brendshme greke, eshte shperndare ne te gjitha pikat kufitare. Mjafton qe te kesh nje dokument, qe verteton nisjen e procedurave per legalizim ne Greqi, qe te kalosh kufirin dhe te kthehesh ne vendin e punes perseri. Periudha ne te cilen do te jete efektive qarkorja e ministrise eshte 20 qershor deri 15 shtator. Sipas te dhenave, ndonese nuk jane te pajisur me leje qendrimi, emigrantet shqiptare, qe jetojne dhe punojne ne shtetin grek, do te kene mundesi qe kete vit te kthehen prane te afermve te tyre ne Shqiperi me heret se zakonisht, per te kaluar pushimet verore. Nje qarkore e nxjerre, nje dite me pare nga Ministria greke e Rendit dhe Pushteti Lokal, u jep mundesine emigranteve tane te qendrojne plot tre muaj ne vendlindje, ndersa behen te ditura dhe kategorite qe perfitojne. Pese jane kategorite e emigranteve qe perfitojne. Mes te tyre jane ata qe leja e qendrimit e te cileve ka skaduar, emigrantet qe kerkojne per here te pare leje qendrimi, ata qe presin bashkim familjar, atyre me pune te perkohshme dhe atyre qe studiojne, te cilet kane te drejten te kthehen ne Shqiperi, duke filluar nga data 20 qershor deri me 15 shtator. Ne vendimin e ministrit te Brendshem helen, Prokopis Pavlopulos, percaktohen kushtet qe emigrantet te perfitojne. Sipas qarkores, qe ndodhet ne cdo pike doganore te te dyja paleve, renditen si gjithmone posedimi nga ana e emigranteve i vertetimit se kane dorezuar gjithe dokumentacionin e nevojshem per t'u pajisur me leje qendrimi, si dhe pasaporte te vlefshme. Ministri Pavlopulos ka kerkuar qe per emigrantet, leja e qendrimit te te cileve ka skaduar, duhet te jene te pajisur me pasaporte, apo shkrese zyrtare udhetimi e njohur nga shteti grek, qe nuk ka skaduar, leje qendrimi se ciles i ka skaduar afati, si dhe vertetim i tipit ? (me ngjyre blu), me ane te te cilit vertetohet qe jane dorezuar dokumentet perkatese per rinovimin e lejes se qendrimit, para se ajo te skadonte dhe ketu perfshihen gjithe kategorite e lejeve te qendrimit. Nderkohe emigrantet, qe kerkojne per here te pare leje qendrimi, duhet te kene me vete, pasaporte ose shkrese zyrtare udhetimi e njohur nga Greqia dhe qe nuk ka skaduar apo vertetim i tipit ? (me ngjyre blu) me ane te te cilit vertetohet qe jane dorezuar te gjitha dokumentet per perfitimin e lejes se qendrimit. Artan Cena

Dokumentet

Emigrantet me pune te perkohshme dhe ato qe studiojne duhet te kene me vete, pasaporten apo nje dokument zyrtar udhetimi te njohur nga Greqia dhe qe nuk ka skaduar, vizen e skaduar dhe vertetim qe kane dorezuar dokumentet


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›