E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Serbet do pershtaten me realitetin e ri

Ne nje interviste per radion "Deutsche Welle", Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, flet per ndarjen e kompetencave midis autoriteteve nderkombetare ne Kosove. Ai beson se edhe serbet do te adaptohen nje dite.

Si e perceptuat ndryshimin e ri dhe Kushtetuten e re ne Kosove? Cfare ka ndryshuar aktualisht?

Ne Kosove ka ndryshuar shumecka. Per here te pare ne historine politike te Kosoves hyn ne fuqi kushtetuta e vullnetit te popullit, kushtetuta e Republikes se Kosoves. Tani institucionet e vendit do te ushtrojne autoritetin e vet ne perputhshmeri me kete Kushtetute, me mbeshtetjen dhe keshillat nderkombetare ne tere territorin e Republikes se Kosoves.

Ndarja e kompetencave, ky eshte problemi me i madh qe ka bashkesia nderkombetare. UNMIK do te qendroje ne Mitrovice, EULEX do te qendroje ne pjesen tjeter te Kosoves. Si do te funksionoje kjo?

Kushtetuta e re e Kosoves percakton Kosoven shtet i pavarur, demokratik, shoqeri multietnike, vend unik dhe i pandashem. Ne Kosove do te funksionojne institucionet legjitime dhe ato civile nderkombetare ne tere territorin e Kosoves dhe nuk do te kete dallime mes prezences civile nderkombetare. Te gjithe jemi pajtuar per rikonfigurim.

Si do te veproni ju si Kryeminister, ne rast se serbet nuk e pranojne misionin e EULEX-it, sidomos ne Mitrovice?

Qytetaret serbe kane perfaqesuesit e tyre ne Parlamentin e Kosoves dhe ne qeverine qe udheheq une. Ndihem mire qe punoj me ta, per interesin e tyre dhe te gjithe qytetareve te Kosoves dhe gradualisht te gjithe do te adaptohen me realitetin e shtetit te pavarur dhe demokratik te Kosoves.

Pra, ju jeni pozitiv se serbet do ta pranojne dikur faktin se EULEX-i eshte aty?

Kosova eshte vend demokratik, vend i mundesive te barabarta, me respektimin e te drejtave te minoritareve, eshte atdhe i te gjithe qytetareve te saj.

Si jane kontaktet me qeverine e Beogradit? A zhvillohen biseda, dialoge, kembehen ide?

Gjithcka qe eshte ne perputhshmeri me interesat e te dy vendeve dhe popujve tane me biseda te pavarura, per bashkepunimin rajonal, por edhe per lancimin e vlerave euroatlantike ne tere rajonin tone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›