E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni Taksa e qerase arrestohet nje shtetas per korrupsion

Nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Departamentin Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi të kryer me metoda speciale të hetimit, sot rreth orës 16.00, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Taksa e qerase", në kuadër të të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Gazmend Ahmet Sallaku, vjeç 41, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Shoqërisë Anonime të Qendrës Sportive, pranë Stadiumit Kombëtar ”Qemal Stafa”.

Zedhenesja e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, Klejda Plangarica, beri te ditur se "arrestimi tij u bë pasi ky shtetas i ka kërkuar dhe i ka marrë një tjetër shtetasi si ryshfet shumën prej 150.000 lekësh në këmbim të dhënies me qera të një ambienti me sipërfaqe prej 80 m2, në pallatin e sportit ”Asllan Rusi”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma e parave të mësipërme si dhe kontrata e qerasë provizore e datës 15.08.2011 me një afat njëvjeçar.

Materialet në ngarkim të shtetasit Gazmend Sallaku i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "Korrupsionit Pasiv", parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›