E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bicaj pezullohet 10 ndeshje, pështyu kundërshtarin

TIRANE-Komisioni i Disiplinës ka dënuar me 10 ndeshje pezullim mbrojtësin e Skënderbeut Ditmar Bicaj, pasi ky i fundit pështyu përpara kamerave një prej zyrtarëve të klubit Flamurtari.
Vendimi i marrë sot ka ndëshkuar rëndë djalin e drejtorit të sporteve në MTKRS Vasil Bicaj, për një gjest të shëmtuar dhe për të cilin Kodi i Drejtësisë Sportive parashikon një dënim me mbi 6 javë pezullim. Ndërkohë, për sjellje të keqe dhe provokim të kundërshtarit është pezulluar për 3 ndeshje edhe zyrtari i klubit Flamurtari, Përparim Lushaj. Gjobë e majme edhe për Skënderbeun, që për hedhje të sendeve të forta dhe fishekzjarreve në fushë, është gjobitur me 300 mijë lekë. Ndeshja e së shtunës u shoqërua me incidente të shumta, për shkak edhe të rivalitetit mes dy ekipeve.
Në vendimin e sotëm bie në sy falja e çuditshme e klubit të Bylisit, që ishte dënuar me 4 ndeshje pa tifozë, edhe pse aty u gjakos arbitri nga goditja me një send të fortë të ardhur nga tifozët.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›