Kupa e Shqipërisë, Skënderbeu e pëson rëndë në Gjirokastër
TIRANE-Skënderbeu ka pësuar një disfatë të rëndë në ndeshjet e treta në grupe të Kupës së Shqipërisë, duke u mundur 4-1 në Gjirokastër ndaj Luftëtarit. Korçarët kanë udhëtuar drejt qytetit jugor me një ekip të mbushur me rezerva, për të ruajtur forcat për kampionatin, por në fund, një veprim i tillë është ndëshkuar. Luftëtari, një skuadër pretendente për t’u ngjitur në Superligë, ka realizuar dy golat e parë me anë të Llukës, në minutat 28’ dhe 50’. Ribeiro shkurtoi shifrat në minutën e 71-të, ndërsa 10 minuta më pas ishte Braho me 11-metërsh që e çoi takimin në 3-1. Shifrat u vulosën nga Shehaj 2 minuta para fundit. Në grupin C, Kastrioti, Skënderbeu e Luftëtari, ndodhen secila në kuotën e 6 pikëve pas 3 ndeshjesh, ndërsa lufta mbetet totalisht e hapur. Ndërkohë, Tirana ka bërë një hap të sigurt drejt kualifikimit në grupin A, duke mposhtur pastër 3-0 Apoloninë në “Qemal Stafa”. Bardheblutë ndodhen tashmë të shkëputur në krye, pasi Laçi i vendit të dytë ka 4 pikë, ndërkohë që Apolonia 3 dhe Shkumbini 1 pikë. Një fitore e rëndësishme edhe për Flamurtarin, që mposhti 2-1 në transfertë Pogradecin. Nënkampionët e vendit janë ngjitur në kuotën e 6 pikëve, duke marrë edhe vendin e parë. Hysa realizoi dy gola për vlonjatët, ndërsa për liqenorët barazoi përkohësisht Çela. Në grupin B, ka zhgënjyer sërish Teuta, e cila nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Kamzës, madje duke qenë në disavantazh për 70 minuta. Në këtë grup, Flamurtari ka 6 pikë, Pogradeci 4, Kamza 4 dhe Teuta 2 pikë. Në grupin D, Vllaznia mundi lehtësisht Dinamon 3-0, ndërsa Bylisi “shkatërroi” Elbasanin në shifrat 4-1.
Kupa e Shqipërisë këtë vit zhvillohet me një format ndryshe, të ngjashëm me atë të Europa League. Skuadrat e kualifikuara nga turi i parë janë vendosur në 4 grupe dhe ndeshjet bëhen me sistem grumbullimi pikësh. Kualifikohen 2 skuadrat e para të çdo grupi.
KUPA
Grupit A
Shkumbini-Laçi 1-1
Tirana-Apolonia 3-0
Grupi B
Pogradeci-Flamurtari 1-2
Teuta-Kamza 1-1
Grupi C
Luftëtari-Skënderbeu 4-1
Kastrioti-Besa 2-0
Grupi D
Dinamo-Vllaznia 0-3
Bylis-Elbasani 4-1
(da.b/BalkanWeb)
Kupa e Shqipërisë këtë vit zhvillohet me një format ndryshe, të ngjashëm me atë të Europa League. Skuadrat e kualifikuara nga turi i parë janë vendosur në 4 grupe dhe ndeshjet bëhen me sistem grumbullimi pikësh. Kualifikohen 2 skuadrat e para të çdo grupi.
KUPA
Grupit A
Shkumbini-Laçi 1-1
Tirana-Apolonia 3-0
Grupi B
Pogradeci-Flamurtari 1-2
Teuta-Kamza 1-1
Grupi C
Luftëtari-Skënderbeu 4-1
Kastrioti-Besa 2-0
Grupi D
Dinamo-Vllaznia 0-3
Bylis-Elbasani 4-1
(da.b/BalkanWeb)