E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet per mjedisin ne Shqiperi perafrim me BE

Ligjet për mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri, po përafrohen me standartet e vendeve te BE. Mbrojtja e të gjitha pasurive, që ka vendi yne, si ujrat të cilat sigurojnë rreth 80% të energjisë në Shqipëri, pyjet apo zgjidhja e problemit te mbetjeve, janë ato që do të cojnë jo vetëm drejt një ekonomie të zhvilluar të vendit, por edhe të stabilizuar. Kështu u shpreh ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, gjatë kongresit evropian "Do it green", që është zhvilluar në Tiranë.

"Shqipëria është e bekuar, është një vend i cili ka një larmi të jashtëzakonshme natyrore, dhe ne të gjithë kemi detyrimin për të mirëmbajtur këtë natyrë të jashtëzakonshme për ta zhvilluar atë më tej në mënyrë që zhvillimi ekonomik i Shqipërisë të jetë një zhvillim ekonomik i qëndrueshëm", tha Fatmir Mediu, ministër i Mjedisit.

Në këtë aktivitet ka marre pjesë të rinj, studentë nga vende të ndryshme të Europës, të cilët janë njohur nga afër më politikat për zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›