Femijet me veshka 100 do ti nenshtrohen dializes

Në vendin tonë, sipas të dhënave zyrtare ka rreth 100 fëmijë që vuajnë nga veshkat, por ky numër është edhe më i madh nga ai që raportohet. Kështu shprehet shefi i pavionit të dializës, Rezar Xhepa. Ai thotë se aktualisht në repartin që i mungonte prej vitesh vendit, trajtohen vetëm dy pacientë por në rast se do të ketë dyndje të pacientëve me kapacitet aktuale nuk mund të përballohen të gjithë pacientët e vegjel.
"Në regjistrin tonë kombëtar për problemet e insuficencës renare kronike figuron një numër që shkon deri mbi 100 të sëmurë të cilët në mënyrë graduale do të progredojnë drejt një insuficence renale terminale që i detyron të futen në dializë. Atëherë ato do të jenë në stadin për të filluar dializën, reparti është i gatshëm që tu ofrohet", thotë Rezar Xhepa, shef i pavionit të dializës pediatrike.
Shërbimi i dializës i ofrohet falas, të gjithë fëmijëve që janë të regjistruar në regjistrin kombëtar, ndërkohë që edhe transporti për këta pacientë rimbursohet nga shteti.
Edlira Sulejmani