Plumba EULEX-it në Zveçan, vritet polici lituanez, Ashton: Të kapen përgjegjësit

ZVEÇAN– Një pjesëtar i EULEX-it është vrarë sot në mëngjes në territorin e komunës së Zveçanit. Mësohet se makina e EULEX-it është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Plumbat kanë prekur në kokë dhe në bark policin nga Lituania me iniciale A.S.
Si pasojë e sulmit janë plagosur edhe dy policë të tjerë, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e KFOR-it dhe njësitë speciale të EULEX-it. Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, pa dhënë detaje shtesë.
EULEX-i KONFIRMON VDEKJEN E PJESËTARIT TË SAJ
EULEX-i konfirmoi se të enjten rreth orës 7:30, dy automjete të EULEX-it, me të cilat udhëtonin gjashtë pjesëtarë të tij për të bërë ndërrimin e rregullt në Portën 1 janë qëlluar me armë nga persona të panjohur në afërsi të Komunës së Zveçanit.
Si pasojë e këtij incidenti ka vdekur një pjesëtar i EULEX-it. Task-Forca Mitrovica është aktivizuar menjëherë dhe hetimet për këtë vrasje janë duke vazhduar.
Zona përreth është bllokuar, ndërsa thuhet se do të bëhet çmos për t’i sjellë autorët e kësaj vepre përpara drejtësisë. EULEX-i e dënon fuqishëm këtë akt të dhunës kundër pjesëtarit të tij.
“Ne i bëjmë apel komunitetit lokal dhe kujtdo që mund të ketë qenë dëshmitarë, apo që din ndonjë gjë lidhur me këtë incident që të paraqiten dhe të na kontaktojnë në numrat e telefonit 00381 38 78 5555 ose 00381 38 78 5556. EULEX-i i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit”, thuhet në komunikatën e EULEX-it.
ASHTON
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Catherine Ashton ka reaguar menjëherë rreth vrasjes së policit të EULEX-it në Zveçan.
"Jam shumë e prekur nga vdekja e pjesëtarit lituanez të EULEX-it në Kosovën veriore këtë mëngjes. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjen dhe miqtë e viktimës. E dënoj në mënyrën më të fuqishme sulmin që çoi drejt vdekjes së pjesëtarit të EULEX-it. Përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë", ka thënë Ashton.
Baronesha tha se Bashkimi Europian është i përkushtuar për të vazhduar angazhimin për Kosovën dhe do të punojë në çështjen e dialogut.
"U bëjë thirrje të gjitha palëve që të implementojnë marrëveshjet e arritura për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve në Kosovën Veriore", thuhet në reagimin e Ashton.
RASMUSSEN
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka dënuar sulmin ndaj EULEX-it, i cili ka çuar në vdekjen e një pjesëtari lituanez të misionit evropian.
“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen dhe të dashurit e pjesëtarit të ndjerë të EULEX-it, për të gjithë anëtarët e misionit të EULEX-it, si dhe për popullin dhe Qeverinë e Lituanisë. Të plagosurve u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka thënë Rasmussen.
Në deklaratën dërguar mediave, Rasmussen po ashtu ka thënë se KFOR-i do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur mandatin e tij: për të kontribuar për një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe për lirinë e lëvizjes në Kosovë.
EULEX, BORCHARDT DHE ZBOGAR DWNOJNW ASHPËR VRASJEN
Berndt Borchardt dhe Samuel Zbogar kanë qenë ata të cilët e kanë dënuar në notat më të larta sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në veri, duke e quajtur atë si një sulm dhe akt tw mjerw ndaj disa pjesëtarëve të cilët po përpiqen ditë e natë për të normalizuar marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë Bernt Borchard ka treguar momentin e sulmit të pjesëtarëve të EULEX, të cilët në mëngjesin e sotëm duke shkuar për të bërë ndërrimin në doganat e Kosovë, në një pritë të organizuar në mënyrë qyqarë është vrarë pjesëtari i tyre.
“Me këtë automjet të EULEX-it kanë qenë duke u bartur gjashtë pjesëtarë të tonë që po shkonin të bënin ndërrimin, por ata u sulmuan me armë zjarri në afërsi të komunës së Zveçanit. Si pasojë e këtij aksidenti vdiq një pjesëtar i i EULEX-it. Ky është një rast që bie nën Prokurorinë Speciale. Task-Forca në Mitrovicë që funksionon brenda Prokurorisë është duke bërë të pamundurën që sulmuesit të kapën dhe të vihen para drejtësisë”, ka thënë Borchard.
Ai e ka cilësuar sulmin me një natyrë qyqare pasi që sot është vrarë një familjarë.
“Unë jam thellë i shokuar me natyrën e mjerë të vrasjes në këtë incident. Unë e dënojë fuqishëm këtë akt. Pjesëtari i ynë ka qenë një doganier i përkushtuar për të siguruar stabilitet për qytetarët e Kosovës dhe ka punuar shumë që normalizimi në mes të Kosovës dhe Serbisë të jetë në të mirë të qytetarëve të të dyja palëve. Ai ishte një i ri që ka lënë pas gruan dhe fëmijët e tij”.
Në lidhje me atë se a kanë kërkuar ndihmë nga Policia serbe për këtë rast, Borchard ka thënë se do të bëhet një ekip i përzier dhe se autoritetet serbe kanë ofruar ndihmë në këtë rast të cilin ata e kanë mirëpritur.
Edhe përfaqësuesi gjeneral i Bashkimit Europian në Kosovë (BE), Samuel Zbogar ka shprehur ngushëllimet për vrasjen në Zveçan përderisa ka thënë se sulmuesit do të marrin dënim të ashpër për sulmin.
Ai para gazetarëve ka lexuar edhe deklaratën për media të Shefes për siguri dhe punë të jashtme të BE-së, baroneshës Catherine Ashton e cila e dënojë këtë sulm.
Zbogar ka thënë se EULEX do të punojë ditë e natë për të zbuluar kryesit e këtij akti.
“EULEX nuk është pa jetë, sepse ka burra dhe gra që kanë lënë vendet e tyre për të bërë Kosovën një vend të sigurt. Por ka njerëz që nuk janë të interesuar që të këtë normalizim.
Ata që e kanë bërë këtë sulm të mjerë duhet të kuptojnë një gjë: Do të marrin dënimin më të rëndë të mundshëm”, tha Zbogar.
EULEX gjatë konferencës nuk ka dashur të komentojë se a do të shtohet numri i pjesëtarëve të saj në Veri të Kosovës pasi theksoi thënë kjo varet edhe nga dialogu, përderisa nuk ka dashur që të thotë se do të shtohet prania e tyre gjatë zgjedhjeve të nëntorit në këtë pjesë.
JAHJAGA
Presidentja Atifete Jahjaga dënoi sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në afërsi të Zveçanit, që la një të vdekur dhe dy të plagosur.
"Ky sulm ndaj EULEX'it, mision ky i cili bënë përpjekje të pareshtura krahas institucioneve të tjera të sigurisë të vendosin rend dhe ligj në tërë territorin e Republikës së Kosovës, është një akt plotësisht i patolerueshëm i forcave që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë dhe prishjen e rendit kushtetues në kohën kur institucionet e Republikës së Kosovës po tregojnë pjekuri politike, duke u angazhuar të krijojnë një shtet gjithëpërfshirës", thuhet në reagimin e Presidentes.
Sipas Presidentes Jahjaga, sulmi ndaj EULEX-it është sulm ndaj vlerave të shtetit të Kosovës.
"Sulmet e këtilla mbi praninë ndërkombëtare në Kosovë, në një periudhë të përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve komunale, që synojnë gjithëpërfshirjen, janë përpjekje për të krijuar klimë të pasigurisë dhe të frikës".
Njëherazi, Presidentja Jahjaga i ka telefonuar shefit të EULEX-it, Bernd Borchardt, për të shprehur ngushëllimet e qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për vrasjen e kolegut të tyre.
THACI DENON SULMIN
Kryeministri Hashim Thaçi e ka dënuar sulmin e armatosur kundër pjesëtarëve të Misionit të EULEX-it, që ndodhi sot në afërsi të Komunës së Zveçanit, ku si pasojë e këtij incidenti ka vdekur një pjesëtar i EULEX-it.
"Ky sulm kundër pjesëtarëve të EULEX-it është një akt i shëmtuar dhe qyqar kundër sundimit të rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës dhe si i tillë është i dënueshëm nga qytetarët dhe institucionet e Kosovës", thuhet në reagimin e Qeverisë.
Qeveria ka kërkuar nga organet kompetente që menjëherë të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që kryerësit e këtij akti që ndodhi sot në Komunën e Zveçanit të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
Kryeministri Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe gjithë pjesëtarëve të EULEX-it.
AMBASADORJA JACOBSON: JAM E TRONDITUR
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, ka shprehur keqardhje për vrasjen e pjesëtarit të EULEX-it në rajonin e Zveçanit.
“Jam e tronditur me sulmin ndaj EULEX-it në veri, këtë mëngjes, dhe e trishtuar me humbjen e jetës”, - ka shkruar Jacobson në “Twitter”.
MINISTRJA VLORA E TRONDITUR
Ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku u shpreh se ështe tronditur me lajmin për vrasjen e një polici të EULEX-it në Veri të Kosovës.
Nëpërmjet Twitter-it, Çitaku ka shkruar se sulmet ndaj personelit të EULEX-it janë të papranueshme dhe është lutur për shërimin e policëve tjerë të plagosur.
"Ne lutemi për shërimin e shpejt të dy oficerëve të plagosur", shkruan ajo.
MPJ SHQIPTARE DËNON ASHPËR SULMIN
Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër sulmin e armatosur kundër pjesëtarëve të EULEX-it, në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës, ku humbi jetën një prej doganierëve të EULEX-it.
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, MPJ nënvizon se “ky sulm kundër trupave të EULEX-it cënon rendin dhe ligjin në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.”
“Duke mbështetur plotësisht veprimtarinë e EULEX-it, për vendosjen e rendit dhe ligjit dhe kthimin në normalitet edhe të kësaj pjese të territorit të Kosovës, në bashkëpunim të plotë me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-it, shprehim bindjen se autorët e këtij sulmi do të marrin dënimin e merituar nga drejtësia.”-vijon deklarata e MPJ-së.
MPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, qeverisë lituaneze dhe EULEX-it.
(er.nu/d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera MPJ dënon ashpër sulmin kundër EULEX-it në veri të Kosovës Sulmi ndaj EULEX-it, Thaçi: Autorët të nxirren përpara drejtësisë Analisti britanik: Lajm i keq për Qeverinë e Serbisë FOTO: Plumba EULEX-it në Zveçan, vritet polici lituanez