E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet Bankes Boterore, keshilla qeverise

Permiresimi i klimes se biznesit ne vendin tone, ka sjelle ne Shqiperi nje grup ekspertesh nga Banka Boterore. Qeveria shqiptare i kerkoi keto takime me ekspertet nderkombetare per te diskutuar reformat rregullatore per permiresimin e mjedisit e te biznesit ne Shqiperi, si dhe per te perfituar nga reformat e suksesshme ne bote. Sipas nje deklarate te perfaqesise se Bankes Boterore ne vendin tone, keshilltaret per reformat nga IFC dhe Banka Boterore do te diskutojne reformat qe po kryhen per permiresimin e rregullave te berjes biznes ne 10 drejtime, te cilat studiohen nga raporti global “Si te besh biznes”. Regjistrimi i biznesit, lejet e ndertimit, regjistrimi i pronesise, ligjet per punen, pagesa e taksave, aksesi ndaj kredise, mbrojtja e investitorit, tregtia, eficienca e gjykates dhe mbyllja e biznesit, jane ceshtjet kryesore per te cilat do te diskutohet. Takime do te zhvillohen me zyrtare te larte te ministrive te Ekonomise, Drejtesise, Puneve Publike, Punes, autoritetit te mbikeqyrjes financiare dhe biznesit. “Renditjet me te mira ne lehtesine e te berit biznes jane te lidhura me rritjen, vendet e reja te punes dhe nje sektor me te vogel informal. Perpjekjet e Shqiperise per te krijuar rregulla sa me prane biznesit, jane nje hap pozitiv drejt nje sektori privat me te fuqishem”, tha Marialisa Motta, menaxhere e programit te reformave, qe lidhen me te berit biznes. Perfaqesuesja e Perhershme e Bankes Boterore ne Shqiperi, Camille Nuamah, tha se “Grupi i Bankes Boterore eshte i inkurajuar nga perpjekjet e bera nga qeveria shqiptare per permiresimin e mjedisit per investimet private. Prioriteteve te identifikuara nga kjo analize, ne do t’ju pergjigjemi permes sherbimeve tona te shumta te keshillimit, duke bashkepunuar edhe me partnere te tjere te zhvillimit”. Raporti global i vitit qe shkoi “Si te besh biznes 2008” e radhiti Shqiperine ne vendin e 136, nga 178 ekonomi te marra ne analize ne lidhje me lehtesine e te berit biznes. Ne tregues te vecante renditja per Shqiperine eshte nga vend i 48-te per marrjen e kredise, ne te 165-in dhe 178-in respektivisht per mbrojtjen e investitoreve dhe mbylljen e biznesit.
Rregullorja
Ne rast se deri me 1 prill nuk dorezohen dosjet per leje, subjektet perjashtohen nga tenderet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›